Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 3,377 mostra, prej të cilave vetëm 71 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Ndërkohë, numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit është dy.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106,914 raste nga 568,984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,225 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99,628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,061.