Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e prekjes nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 952 raste pozitive janë shënuar nga gjithsej 2.619 testime të kryera.
Sipas njoftimit, edhe 512 persona të infektuar deri tani, kanë rezultuar të shëruar të martën.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur në 7.837.