Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 195 raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësie Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se, në 429 mostra të marra janë regjistruar edhe 195 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 3 mijë e 703 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Në bazë të të dhënave të IKSHPK-së, Prishtina prin me numrin e rasteve, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 102 raste të reja.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 44 persona dhe aktualisht numri i të shëruarve është 1 mijë e 946, përderisa numri i të vdekurve ka arritur në 79.