Sot bëhen 19 vjet që nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA.
Në qytetin e New Yorkut do të zhvillohet ceremonia vjetore e përkujtimit të gati 3,000 personave, që vdiqën nga sulmi më i madh terrorist në historinë amerikane, njofton Klan Kosova.
Atje do të mbahet një minutë heshtjeje në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Qaidës kanë sulmuar me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.
Po ashtu, edhe në Virginia dhe Pennsylvania do të mbahen përkujtime.
Një kullë e re në Qendrën Botërore të Tregtisë zgjati më shumë për t’u ndërtuar, por tani ngrihet mbi horizontin e Manhatanit si ndërtesa më e lartë në Shtetet e Bashkuara.