Rastet e reja të të prekurve me COVID-19 dhe humbjet e jetëve mes pacientëve që po trajtohen në spitalet e vendit vazhdojnë të mbeten shqetësuese në Shqipëri.
Gjatë ditës së fundit ka pasur 986 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shënuar 19 raste fatale me vdekje.
Aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Që prej nisjes së pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 1775 persona nga gjithsej 106 mijë persona të prekur.
Numri i rasteve aktive mbetet mbi 35 mijë persona, ku pjesa dërrmuese prej gati 23 mijë janë vetëm në Tiranë.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID.
Statistika (27 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 986
Të shëruar në 24 orë 962
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3957
Testime totale 462,980
Raste pozitive 106,215
Raste të shëruara 68,969
Raste Aktive 35,471
Humbje jete 1,775
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22853
Fier 2641
Durrës 1664
Vlorë 1748
Shkodër 1337
Gjirokastër 1026
Berat 877
Korçë 916
Elbasan 887
Lezhë 819
Dibër 368
Kukës 335