19 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 434 ka rënë numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, sipas raportit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në raportin ditor të së enjtes është bërë e ditur se nga testimi i 869 mostrave, 19 kanë rezultuar pozitive. Në të njëjtën periudhë janë shëruar 21 qytetarë.

Bëhet e ditur se vetëm 121 doza të vaksinës janë dhënë për 24 orë. Me nga tri doza aktualisht janë të vaksinuar 101 mijë e 42 qytetarë.

Në total janë administruar mbi 1.82 milionë doza.