Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 19 raste të reja me COVID-19 janë paraqitur në Kosovë në 24 orët e fundit, nga testimi i 2,174 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht është 460.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,434.