Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.
Në total numri i rasteve aktive është 137.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.
Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.