19 raste të reja me koronavirus

Nga 2267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, dhe janë shëruar 7 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 126.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës, ka njoftuar IKSHPK.

Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.