19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Bëhet e ditur se janë shëruar 16 qytetarë, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Në total numri i rasteve aktive është 415.