Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,895.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,379, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,964 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.
Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.