185 raste aktive me COVID-19

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë edhe 185 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk u shënua asnjë viktimë teksa u regjistrua vetëm një rast i ri infektimi dhe 31 raste shërimi nga COVID-19.