Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi. Si rrjedhojë në vend mbesin edhe shumë persona aktiv me këtë sëmundje.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në vend, në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 184.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19, nga 42 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 21 persona.
E ndërsa që nga fillimi i pandemisëme COVID-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,410 raste, kanë vdekur 3,211 persona.
Janë shëruar gjithsejtë 270, 015, njofton Ministria e Shëndetësisë.