Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se futja e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës është e pashmangshme.
“Mendoj se është e pashmangshme futja e PDK’së në qeveri”, është shprehur Haradinaj.
Kjo sepse, sipas Haradinajt, për të zgjedhur presidentin nevojitet kuorumi.
“Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet pa kuorum, andaj duhen vota për ta bërë kuorumin”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosovë.
Megjithatë, Haradinaj kujtoi se kjo përgjegjësi bie mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën Haradinaj tha se kështë udhëheqëse e koalicionit.
“Përgjegjësia më e madhe i bie LDK’së si udhëheqëse e koalicionit”, shtoi Haradinaj.