18 persona kanë vdekur dhe 1075 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Këto shifra kanë ardhur pas testimit të 3901 personave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 59,684 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.