Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë shëruar edhe 18 persona nga koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 381.
“Po ashtu, sot më 03 maj 2020, janë shëruar gjithsej 18 pacientë me numrin total të shëruarve deri më sot gjithsej 381 raste”.
Ndërkaq, nga 171 testime që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, me koronavirusin e ri janë diagnostikuar gjithsej 11 raste
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.