18 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të enjten në Kosovë, përderisa 19 janë regjistruar si të shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Të enjten, IKSHPK-ja ka thënë se ka testuar 300 mostra të dyshimta.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajt 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).
Me shtimin e 19 rasteve të reja të shërimit, totali i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 690.
Nga 8 shkurti, kur IKSHPK-ja ka nisur testimet, në total janë testuar 10942 mostra të dyshimta. 945 është numri i të infektuarve. 29 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.