18 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në klinikat dhe spitalet e Kosovës, njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
15 prej tyre vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus, ndërsa tre të tjerë janë post-COVID.
Prej tyre, nëntë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Mjekim Intensiv.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive – 8 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive – 2 pacientë, Spitali i Prizrenit – 1 pacient, Spitali i Pejës – 3 pacientë, Spitali i Gjakovës – 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.