Në Kosovë aktualisht janë 1 mijë e 780 aktive me COVID-19.
Në 24 orët e kaluara nuk është raportuar për ndonjë viktimë nga ky virus, ndërkaq janë shënuar edhe 236 raste të reja.
Janë shëruar tetë pacientë duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 158.142.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.