1742 gjoba për gjashtë ditë ndaj mosrespektuesve të masave ndaj koronavirusit

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë shqiptuar 707 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Sipas një përllogaritje që ka bërë Klankosova.tv, të premten, më 13 gusht, nuk është shqiptuar asnjë gjobë për mosrespektim të masave ndaj virusit korona, ndërkaq të shtunën janë gjobitur katër qytetarë.

E numri i shqiptimit të gjobave është rritur një ditë më vonë me një rritje rekord krahasuar me ditët e mëhershme, me 117 gjobitje.

Nga e hëna gjobitjet kanë shënuar ngritje, 250 më shumë se një ditë më parë, pra gjithsej 369 sish janë shqiptuar vetëm të hënën, shkruan Klankosova.tv

Edhe të martën vazhdoi ky trend i gjobave me rritje prej 170 më shumë, duke çuar numrin në 545 shqiptime gjobash për një ditë.

Njëra nga masat e aprovuara nga Qeveria e Kosovës më 12 gusht ishte ndalimi i hyrjes pa maska në institucionet publike të Kosovës, si dhe obligohej bartja e tyre brenda hapësirave të përbashkëta.