17 të vdekur e 399 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Në Maqedoni të Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 399 raste të reja me koronavirus nga testimi i 3337 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1348 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 193.052 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 6740 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 175.496, ndërsa janë 10.816 raste aktive.