17 të vdekur dhe 795 raste të reja me COVID 19 në Shqipëri

Sot në Shqipëri është shënuar numër rekord viktimash. COVID ua mori jetën 17 personave, ndërsa numri i infektimeve arriti në 795 raste të reja brenda 24 orëve nga 2 mijë e 352 testime.

Rastet janë nga:

Durrësi, tre qytetarë, Tirana, dy qytetarë nga Fieri, dy qytetar nga Korça, një qytetar nga Skrapari, një qytetar nga Kuçova, një qytetar nga Gramshi, një qytetar nga Lezha, një qytetar nga Dibra, një qytetar nga Kavaja.

Viktimat janë nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 795 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë. Janë kryer 2352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona/Abc News.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 795

Të shëruar ne 24 orë 388

Të shtruar në spitale 439

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 2 mijë e 352

Testime totale 175 mijë e 200

Raste pozitive 33 mijë e 556

Raste të shëruara 16 mijë e 230

Raste Aktive 16 mijë e 610

Humbje jete 716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8463

Fier 1257

Durrës 1222

Korçë 934

Shkodër 885

Elbasan 804

Vlorë 834

Lezhë 689

Berat 527

Gjirokaster 469

Kukës 375

Dibër 151