17 raste të reja të infektimit me koronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 204 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.269.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 74.
Në 24 orët e fundit, MSh njofton se janë dhënë 60 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.830.068 doza të vaksinës.
823.509 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.047 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.