17 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitale

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet rajonale po trajtohen 17 pacientë me koronavirus.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se gjithashtu 33 pacientë me post-covid po trajtohen, derisa 15 janë në oksigjenoterapi dhe 1 në mjekim intensiv.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 me maskë oksigjeni

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spital i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.