16849 raste aktive me koronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 16,849.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,062 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.