168 raste aktive me koronavirus në Kosovë


Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 168.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.