Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në vendin tonë ka 162 raste aktive me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë e 655 persona teksa kanë humbur jetën dy mijë e 252 pacientë, njofton Gazeta Stop.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 105 mijë e 241 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan dy raste të reja, asnjë viktimë dhe 14 pacientë të shëruar.