16 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor. 2098 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar sot nga testimi i 12 mijë e 564 mostrave. Ndërkaq janë shëruar 1614 pacientë.
Me rritjen e rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në 25 mijë e 407.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tash kanë vdekur më shumë se 2400 persona nga rreth 140 mijë qytetarë që janë infektuar me COVID-19.