Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 viktima dhe 150 raste të tjera të COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.372, ndërsa numri i vdekjeve në 5.151.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 487 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 139.266 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 745.471 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.093 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 9.955.