16 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

Kjo ka bërë që numri total i rasteve të vdekjeve ta arrijë shifrën 1.776, njofton Klan Kosova.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast ( vjeç)”.

“Numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes”.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635”.