Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën, se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 16 persona, nga 589 testime të kryera.
Sipas MSH-së, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 25 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 224.267.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 472.