16 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 576 testime.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Është bërë e ditur se 35 qytetarë janë shëruar sot, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.
Në total numri i raste aktive është 263.