16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1.557 testime.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 16 persona edhe janë shëruar.

Raste aktive janë 428.

MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës anti-COVID.

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë, janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës, prej tyre 716.855 persona janë vaksinuar me të dyja dozat.