Kosova ka shënuar 16 raste të reja pozitive me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 593 mostra të marra për testim, ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar 27 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 224,767.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive është ulur në 328.