16 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 16 raste të reja, nga testimi i 2,146 të dyshuarve për koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive me COVID-19 në tërë Kosovën është 446.

Ndërkohë sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 3,242 persona.

Që nga fillimi i këtij procesi, në Kosovë janë administruar 1,581,266 doza të vaksinave anti-COVID, derisa të vaksinuar me dozën e dytë janë 739,997 persona.