Në Kosovë aktualisht janë 16 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar një i infektuar me koronavirus, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë viktimë.
Janë shëruar edhe dy pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 943.