16 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 16 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pesë raste të reja.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe dy persona nga ky virus.