16 persona vdesin nga koronavirusi në Kosovë

Regjistrohen 16 viktima nga koronavirusi brenda 24 ore në Kosovë, shkruan Gazeta Stop.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes njoftimit ditor.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.