16 komuna të vendit, nga 38 sa janë gjithsej nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.
Këto të dhëna figurojnë në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31 mars 2023.
Këto komuna janë: Fushë Kosova, Dragashi, Mamusha, Juniku, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica Veriore, Kaçaniku, Kamenica, Shtërpca, Ferizaj, Parteshi, Hani i Elezit, Kllokoti dhe Ranillugu.
E ajo që bie në sy është se asnjëra prej këtyre komunave nuk udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përpos, Mitrovicës Veriore ku VV-ja i fitoi zgjedhjet më 23 prill, por se raporti përfshin vetëm periudhën janar-mars.
Kurse, tri komunat që udhëhiqen nga partia që janë në pushtet ka pasur shpenzime për investime kapitale, ani pse edhe në to përqindja është e vogël.
Podujeva e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi ka shpenzuar për investime kapitale 5%, Shtimja që udhëhiqet nga Qemajl Aliu me vetëm 2% dhe Gjilani nga Alban Hyseni më 4%.
Janë vetëm pesë komuna që kanë shpenzuar vetëm 1% të buxhetit për investime kapitale si Graçanica, Suhareka, Istogu, Klina, dhe Peja.
Ndërsa, më nga 2% janë komuna e Drenasit dhe Prishtinës.
Tri komunat që shpenzuan më shumë për investime kapitale
Tri komunat që shpenzuan më shumë në tre mujorin e parë të këtij viti janë: komuna e Malishevës që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate më 36%, ajo Rahovecit nga AAK-ja më 23% dhe po ashtu Deçani po nga kjo parti më 19%.
Pas këtyre vjen komuna e Skenderajt më 17% dhe ajo e Obiliqit më 11%.
Sa shpenzuan për tre muaj për investime kapitale komuna e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt e Vitisë?
Një përqindje e vogël që është shpenzuar për investime kapitale është vërejtur edhe në komunat e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt, Vitisë e Novobërdës.
Prej të gjithë këtyre komunave prin Prizreni më 7%.
Duke u pasuar nga ajo e Ferizajt, Vitisë dhe Novobërdës më 6%, si dhe Gjakova më 4%.