154 persona shërohen nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë shëruar 154 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362”, thuhet në njoftim.