Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1535 gjoba në trafik, raporton Gazeta Stop.
Sipas raportit të policisë, janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 13 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 38 me dëme materiale.
Ndërsa, janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.