15 raste të reja me koronavirus

Në Kosovë janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 249 mostrave. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet, ndërsa janë shëruar 10 qytetarë.

Numri total i të shëruarve ka arritur në 225.292. Ndërsa aktualisht janë 106 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë administruar 5 doza të vaksinës anti-COVID. Në Kosovë 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dy doza e 103.073 me tri doza.

Image