Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të premten se janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Të premten shëruar 10 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 60.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.062 doza të vaksinës.