Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi se në klinikat për COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 149 pacientë. Prej tyre, 141 të konfirmuar pozitivë, 7 negativë dhe 1 i pakonfirmuar.
Në oksigjenoterapi sipas SHSKUK-së janë 101 pacientë, e në mjekim intensiv 13 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 54 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.