Një person me koronavirus ka vdekur në Kosovë, gjatë ditës së enjte në QKUK.
Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka bërë të ditur se sot ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, (1968) nga Komuna e Istogut.
“I njëjti ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”.
Ndryshe, kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë , nga koronavirusi.