Në Spitalin e përgjithshëm të Pejës janë të shtrirë 148 pacientë të infektuar me COVID-19.
Tutje në njoftimin e Spitalit të Pejës, bëhet e ditur se 119 pacientë janë në Oksigjenoterapi, 35 janë në gjendje të rëndë dhe nëntë janë në CPAC.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 pacientë, ndërsa janë pranuar gjashtë pacientë.
Ndryshe Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së hënë, ka njoftuar se janë regjistruar 14 vdekje nga COVID-19 dhe 259 të infektuar, ndërkohë janë shëruar 870 pacientë.