144 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121. Kurse nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, njoftoi IKSHPK.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.
Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 997.