Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 142 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus.
Në total, numri i të shëruarve deri tani ka shkuar në 5 mijë e 944.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 188 raste të reja dhe 12 viktima.
Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.