14101 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 14,101.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 777 raste të reja, ndërsa janë shëruar 566 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 76,968, njofton Gazeta Stop.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.