Një e mitur u shfrytëzua seksualisht nga një djalë 21 vjeç.
Ai për dy muaj e kishte dërguar 14-vjeçaren në motele të ndryshme dhe ajo mbeti shtatzënë, ndërkaq foshnjën e abortoi.
Pas këtij rasti ajo bashkë me prindërit e denoncuan rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua, raporton Klankosova.
Familja e të miturës nuk ka pranuar të flasë.
Kurse sipas një të afërmi të të akuzuarit, ata dy kanë qenë në lidhje dashurie dhe se asgjë nuk ka ndodhur me dhunë.